Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Maqedonia janë bashkë në rrugën drejt BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha gjatë qëndrimit në Maqedoni, është takuar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani ku u tha se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të jenë vende mike për njëra-tjetrën dhe partnere të rëndësishme në shumë sektor, përshirë edhe integrimin e Kosovës drejt BE-së.

Sipas saj, shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike, janë të mirëseardhura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Osmani, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen dhe se Maqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës.

“Kosova tashmë e ka të qartë rrugën e saj evropiane dhe vetëm perspektivat kredibile evropiane dhe euroatlantike e Ballkanit mund t’u japin fund sfidave rajonale. Me ministren Hoxha i konstatuam numër të madh të interesave të përbashkëta të dy vendeve, mes të cilave sigurisht që në vend të parë është përkushtimi ynë drejt aspiratave tona evropiane dhe euroatlantike”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani.

Në takim është diskutuar edhe për perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025