Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë së Hungarisë, László Trócsányi, me të cilin ka nënshkruar dy marrëveshje për bashkëpunim dhe ndihmë juridike ndërkombëtare ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë, konkretisht: “Traktatin për Ekstradim” dhe “Traktatin për Transferim të Personave të Dënuar”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Gjatë takimit, Tahiri e njoftoi ministrin Trócsányi me funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, përpjekjet që po bëhen në zbatimin e reformave në fushën e drejtësisë, forcimin e zbatimit të ligjit, si dhe për masat që po ndërmerren në luftimin e dukurive negative në shoqëri, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Ministri hungarez vlerësoi përpjekjet e institucioneve të Kosovës për zbatimin sa më me efikas të ligjit kundër të gjitha formave të shkeljes së tij, angazhimin e tyre për reforma të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në harmoni me ligjet më të avancuara të BE-së.
Tahiri falënderoi homologun e tij për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit hungarez në proceset integruese të Kosovës.
-
Kosova e SHBA-ja nënshkruajnë Marrëveshjen e Ekstradimit
-
Hungaria ekstradon në Kosovë një të dyshuar për krime lufte, Tahiri thotë se drejtësia i pret të gjithë kriminelët e luftës
-
Kosova e Italia me marrëveshje për “Transferim të Personave të Dënuar”
-
Shqipëria i ofron Kosovës mbështetje për integrimet evropiane
-
Hungaria ofron mbështetje për Kosovën në luftën kundër terrorizmit