“I brendshëm” do të jetë statusi i kufirit Kosovë-Shqipëri, në rast se hyn në fuqi një marrëveshje që autoritetet e të dyja shteteve janë duke e negociuar.
E, në këtë kufi, shtetasit e këtyre vendeve nuk do t’u nënshtrohen kontrolleve.
“Koha Ditore” e ka siguruar të mërkurën një kopje të draftit të fundit të marrëveshjes, që palët i janë referuar si “Mini Schengen”, e që është hartuar nga një ekip, të cilin e bashkëkryesojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, dhe homologia e tij, Rovena Voda.
Dokumenti është voluminoz. Përmban mbi 50 faqe. Nis me preambulën, precizon formën e heqjes së kontrolleve, trajton edhe aspektet e vizave për palët e treta, por edhe bashkëpunimin policor dhe formën e trajtimit të transportit të mallrave.
Është neni i tretë që e saktëson formën e kalimit në kufi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Tetë zona të reja të kalimit kufitar Kosovë - Shqipëri
-
Cakaj: Qëllimi i “mini-Shengenit” është edhe heqja e barrierave kufitare mes Serbisë dhe Kosovës
-
Përafrohet drafti i marrëveshjes “Mini-Shengen” Kosovë-Shqipëri
-
Hiqet kontrolli i dyfishtë në kufirin Kosovë-Shqipëri
-
Kalkulatori i vizave – llogaritni sa ditë mund të qëndroni në Schengen dhe çfarë dokumente iu duhen