Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi mbi punën fitimprurëse për anëtarët e familjeve të personelit të një misioni diplomatik ose të postit konsullor, njofton Ambasada e Kosovës në Panama, transmeton Koah.net.
Marrëveshja u nënshkrua të martën në Panama nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, dhe Ministri i Ngarkuar i Punëve të Jashtme i Panamasë, Luis Miguel Hincapié.
Kjo marrëveshje rregullon punësimin dhe çështjet lidhur me imunitetin për anëtarët e familjes së anëtarëve të misionit diplomatik sipas juridiksionit penal të shtetit pranues sipas Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961 ose sipas normave të së drejtës ndërkombëtare tradicionale të futura në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963.
Kjo është marrëveshja e parë bilaterale e bashkëpunimit e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Panamasë.
-
Hiqen vizat për pasaportat diplomatike mes Kosovës e Panamasë, nisin diskutimet për liberalizim
-
Kosova e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Panamasë
-
PK-ja e gatshme të shkëmbejë përvojat me Policinë e Panamasë dhe Kosta Rikës
-
Ambasadorja e Kosovës në Panama dorëzoi letrat kredenciale në Saint Kitts dhe Nevis
-
Mundësi të mira për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Panama