Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Belgjika së shpejti me marrëveshje për sigurime sociale

Prishtinë, më 17 nëntor - Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës, së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshje për sigurime sociale, e cila do t’u sjell përfitime të mëdha qytetarëve të të dyja vendeve.

Javën e kaluar, një delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka zhvilluar takime me delegacionin belg, ku janë përmbyllur me sukses negociatat në lidhje me këtë marrëveshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë takimeve, të dyja palët janë dakorduar që shumë shpejt të caktohet një datë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës, varësisht se ku zgjedhin të jetojnë.