Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosova, çështje marrëdhëniesh bilaterale Izrael – Serbi”

Ambasadorja izraelite në Beograd, Alona Fisher Kamm sërish është deklaruar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për zgjidhje paqësore e me kompromis të saj, transmeton Koha.net.

Të paktën kështu përcjell sot agjencia serbe e lajmeve tanjug.

“Për Izraelin është me rëndësi që të arrihet zgjidhja paqësore për Kosovën”, ka thënë për këtë agjenci ambasadorja Kamm dhe ka shtuar të jetë e sigurt se vizitën e vet të ardhshme në Beograd kryetari i Izraelit Ruven Rivlin do ta shfrytëzojë për ta shfaqur shpresën për gjetje të zgjidhjes së kompromisit që do t’i kënaqë të gjithë.

Ajo ka thënë se çështja e Kosovës, qëkur Izraeli është deklaruar rreth saj duke mos ia njohur pavarësinë, është bërë çështje marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Izraelit e Serbisë.

Kryetari i Izraelit të enjten shkon në Serbi, pas qëndrimit që do ta ketë në Kroaci.