Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh ka përkujtuar se Kosova është treg jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë e Serbisë.
Sipas tij në periudhën nga janari deri në shtatorin e këtij viti, Serbia në Kosovë ka eksportuar mallra me vlerë 366 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo, është 13 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Në të njëjtën periudhë Kosova nga Serbia ka importuar mallra me vlerë vetëm 23 milionë euro, transmeton Koha.net.
Çadezh i ka thënë këto shifra në takimin me afaristë serbë që është mbajtur në kuadër të dialogut ndërserb për Kosovën.
Gjatë debatit, siç përcjell b92, afaristët serbë kanë theksuar se popullata në Kosovë është mësuar me prodhimet serbe, porse, sipas tyre, ka probleme konkrete që duhet zgjedhur në mënyrë që ato prodhime me kohë të mos largohen nga ky treg shumë i leverdishëm, kanë thënë ata.