Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti Konsullin e Nderit të Kosovës në Austri, David Ungar-Klein, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë .
Siç njofton komunikata nga kjo Ministri, Bytyqi u informua nga Konsulli David Ungar Klein, për hapat që ka ndërmarrë për anëtarësimin e Kosovës në programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), ku Kosova do të pranohet si anëtari i parë fqinj.
Anëtarësimi i Kosovës në COST,veç tjerash, hapë mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme.
Bytyqi me këtë rast, ka falënderuar Klein për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat evropian të hulumtimit dhe shkencës. Anëtarësimin e Kosovës si anëtarë fqinj në COST , ministri Bytyqi e vlerësoi si një rast të mirë që të rinjtë tanë të përfitojnë fonde për programe, me të cilat ata aplikojnë në kuadër të COST.