Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosova A” do të fiket kur të ndizet “Kosova e Re”

Qeveria e Kosovës është përcaktuar që ta mbajë gjallë edhe për disa vite njërin prej ndotësve më të mëdhenj në vend, termocentralin “Kosova A”.

Ai nuk do të fiket pa u ngritur e aktivizuar termocentrali “Kosova e Re”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo politikë është vendosur në Strategjinë për energjinë, e cila i referohet periudhës 2017-2026. Dokumenti është miratuar në fund të javës së shkuar dhe përcakton objektivat themelore të Ekzekutivit për zhvillimin e sektorit të energjisë.

Janë listuar disa objektiva, e para nga të cilat është sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe cilësor me energji dhe me kapacitete të nevojshme për një sistem stabil energjetik. E, arritja e këtij objektivi është e bazuar në 14 masa. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.