KTV-ja pati raportuar muajin e kaluar se Lulzim Kadriu, i emëruar në postin e drejtorit të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka qenë i dënuar për korrupsion.
Kadriu ka qenë drejtor në Drejtorinë për Administratë, e më vonë për Gjeodezi dhe Kadastër, në Komunën e Skenderajt, të udhëhequr nga Sami Lushtaku.
Kadriu ishte akuzuar nga Prokuroria e Mitrovicës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bashkë me zyrtarë të tjerë, por vetëm ai dhe Halim Gecaj ishin gjetur fajtorë. Të dy, në fund të tetorit të 2017-s, nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ishin dënuar me nga 6 muaj burgim që me kërkesë të tyre, u ishte konvertuar në gjobë prej nga 1,800 eurosh.
LEXOJENI EDHE KËTË
E 6 muaj më vonë, edhe Gjykata e Apelit kishte vërtetuar dënimin e shqiptuar nga shkalla e parë, derisa rastet e tyre kishin të bënin me dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës, pa miratim të Kuvendit Komunal.
Pikërisht për këtë rast ka reaguar edhe Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili pothuajse çdo javë jep dy vlerësime për sundimin e ligjit në Kosovë – shembullin e mirë dhe të keqin.
Ky rast i Lulzim Kadriut bie në kategorinë e shembujve të këqij të sundimit të ligjit dhe Kosnetti thotë se emërimi i tij është ofendim për qytetarët e Kosovës.
“Në kategorinë e ‘emërimeve tjera të pakualifikuara”, Ministria e Inovacionit kohë më parë emëroi si drejtor ligjor një person të dënuar nën akuzën për korrupsion, dënim i cili i ishte vërtetuar në Apel. Ofendim për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij në Twitter.
“Kosova ka sukses kur respektohet sundimi i ligjit”, ka thënë ai.
In the category of “more unqualified appointments,” the Ministry of Innovation recently appointed as legal director an individual convicted of corruption charges that were upheld on appeal. An insult to the citizens of Kosovo. #RoLinKosovo pic.twitter.com/4meshDEssg
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) June 14, 2019
Ndërsa Kosnetti, si shembull të mirë të sundimit të ligjit ka përmendur miratimin e Koncept-Dokumentit për Reformë në Procedurat e Përkthimit nga kabineti qeveritar.
“Ky është progres drejt themelimit të një njësiti qendror për përkthim dhe për t‘u siguruar se Qeveria ndjek ligjet e veta për qasje në informim. Hapi i radhës: Implementimi”, ka përfunduar ai.
Last month #Kosovo’s cabinet approved the Concept Document on Reform of Translation Procedures. This is progress towards establishing a central translation unit and ensuring the Government follows its own laws on access to information. Next step: implementation. #RoLinKosovo pic.twitter.com/wEsNfmiEtZ
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) June 14, 2019