Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se qytetarët e Kosovës, me votimet e 6 tetorit kanë dëshmuar se duan të shohin fundin e korrupsionit.
Numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një deklarimi në profilin e tij në Twitter, ka thënë se mbetet të shihet, nëse partitë që do ta formojnë qeverinë e ato në opozitë do të ndërmarrin veprimin vendimtar për ta bërë një gjë të tillë.
“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se qytetarët duan të shohin fundin e korrupsionit. A do të ndërmarrin të gjitha partitë - në qeveri dhe opozitë - një veprim vendimtar?”, ka shkruar Kosnett.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosnett: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
-
Kosnett i kënaqur me numrin e madh të votuesve
-
Kosnett: Më 6 tetor dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj
-
Kosnett e Abbott: Ata që flasin për luftën kundër korrupsionit, duhet të kenë vepra kundër tij
-
Kosnett: SHBA-ja e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin