Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosnett: Investimet amerikane dhe zgjuarsia vendore po rrisin vrullin e Kosovës

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se investimet amerikane dhe zgjuarsia vendore po përshpejtojnë vrullin për efikasitetin e energjisë, përfshirjen gjinore, sociale dhe qeverisjen e mirë.

Pjesë e këtij projekti Ambasada thotë është Programi “MillenniumFoundation” dhe ajo “Millenium Challenge”.

“Millennium Kosovo” shkruan se në takim me ambasadorin Kosnett, ky i fundit u informua për progresin e qëndrueshëm të MKF-së, nën programin e MCC-së

“Ambasadori Kosnett shprehu mbështetjen e tij të plot për pilot-projektet e MKF-së që do përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës në burime të qëndrueshme dhe të ripërtëritshme të energjisë, adresimin e ndryshimeve klimatike, provimin e përfshirjes gjinore dhe sociale si dhe mbështetjen e qeverisjes së mirë”, thuhet në njoftim.