Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) konsideron se marrëveshja e arritur sot në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global do të bllokojë Kosovën për 40 vitet e ardhshme në prodhimin e energjisë me bazë linjitin, thuhet në reagimin e konsorciumit ndja kësaj marrëveshjeje, transmeton Koha.net.
Sipas kumtesës, i vetmi përfitim nga ky projekt, sipas KOSID, do të jetë tymi dhe pluhuri i prodhuar, si dhe degradimi i ambientit dhe shëndetit publik.
KOSID i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë publike marrëveshjen komerciale të nënshkruar për termocentralin ‘Kosova e Re’, duke thënë se ky projekt nuk siguron pavarësi të furnizimit energjetik, por do të minojë rrugëtimin e vendit drejt proceseve integruese.
“Vlerësojmë se me një proces jo-transparent dhe të fshehtë, e vetmja që mund të garantohet është thellimi i varfërisë energjetike, i izolimit dhe i degradimit të mëtejmë të mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe varfërimit të buxhetit familjar të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.
- Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në Kosovë
-
Hoti thërret protestë për përfshirjen e Kosovës në gazin amerikan
-
Akuza e kundërakuza për energjinë, përplasen Rizvanolli dhe Haradinaj
-
KOSTT-i hesht për kërkesën e ZRRE-së rreth planit të KEK-ut për investime
-
Haxhimusa: Është shantazh ajo që po bëhet me furnizimin me energjinë elektrike