Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koronavirusi tani mund të diagnostikohet edhe në Kosovë

Derisa në Kinë dhe në disa vende të tjera koronavirusi po përhapet me të madhe dhe nga i cili numri i të infektuarve ka shkuar mbi 28 mijë, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masat e para, në rast se edhe në Kosovë shfaqet ky virus.

Ky institut ka siguruar materialin e nevojshëm laboratorik, me të cilin do të arrinte të diagnostikonte rastet e dyshimta me virusin vdekjeprurës, raporton KTV.

Ndonëse, sipas këtij instituti, Kosova nuk pritet të përballet me raste të shumta të të prekurve nga koronavirusi, blerja e materialit për detektim ose kitave, siç njihen në mjekësi, ishte i domosdoshëm.

Përveç kitave, ky institut ka blerë edhe materiale të tjera laboratorike, si dhe mjetet mbrojtëse për stafin, nëse virusi do të prekë ndonjë qytetar.

Materiali, të cilin e ka tani në dispozicion Instituti, mund të diagnostikojë deri në 1000 persona, ndërsa deri në përfundim të javës sasia e materialit diagnostikues do të shtohet.

Kjo do të bëhet e mundur përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Edhe Qyteti kinez do t'i testojë për koronavirus brenda pesë ditëve nëntë milionë banorë Botë Qyteti kinez do t'i testojë për koronavirus brenda pesë ditëve nëntë milionë banorë

Një lloj i ri i koronavirusit u përhap me shpejtësi në Kinë që nga fundi i vitit të kaluar.

Mbi 560 persona deri më tani kanë vdekur nga ky virus, të cilin autoritetet kineze kanë pranuar se nuk e kanë menaxhuar si duhet.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, Klinika Infektive në QKUK është e gatshme për të trajtuar të gjithë pacientët nëse është e nevojshme.