Administrata komunale e Ferizajt gjatë 2 vjetëve të fundit ka punësuar qindra zyrtarë si shërbyes civilë me kontrata të veçanta.
Mirëpo listat e tyre asnjëherë nuk janë bërë publike pavarësisht që këshilltarët e KK-së dhe OJQ-të e ndryshme disa herë e kanë kërkuar një gjë të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”. Qindra punësime me kontrata në vepër janë bërë edhe në kompaninë publike të ujësjellësit “Bifurkacioni” dhe në atë për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia”.
Këto të dhëna Komuna i ka fshehur edhe në raportet vjetore të punës së Ekzekutivit, mirëpo “Koha Ditore” ka siguruar gjithsej pesë lista për të punësuarit brenda dy vjetësh në Administratën e Ferizajt në të cilat vërehen militantë e familjarë të partive në pushtet (LDK-AAK).
Gjatë vitit 2015 në bazë të këtyre listave Komuna ka punësuar gjithsej 49 zyrtarë si shërbyes civilë me kontrata për shërbime të veçanta, ndërkaq gjatë vitit 2016 me kontrata të tilla ka punësuar gjithsej 93 zyrtarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

-
LDK-VV: Me 22 kontrata mbi vepër, pushteti i Ferizajt punëson militantë partiakë
-
Gjetjet e Auditorit përplasin pushtetin e opozitën në Ferizaj
-
Komuna e Ferizajt me 325 punëtorë shëndetësorë më pak
-
Borxhet e pashlyera, kompanitë publike në Ferizaj e çojnë komunën në gjykatë
-
Katër kompani publike në Ferizaj në krizë, kërkojnë ndihmë nga Qeveria