Mosnxjerrja e një akti nënligjor nga qeveria për përcaktimin e procedurave të specifikuara për lidhjen e kontratave mbi vepër ka bërë që tash e sa vite këto kontrata të shfrytëzohen nga komunat dhe ministritë për rehatim të militantëve partiakë në administratë.
Vetëm gjatë vitit 2015-2016, numri i kontratave për shërbime të veçanta ka arritur në 2,318.
Prej tyre, 1,612 kontrata janë lidhur nga ministritë, ndërsa 706 nga qeveritë komunale.
Në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, fajin për këto parregullsi ia hedhin qeverisë.
Sipas Arton Demhasajt, nga QOHU, këto kontrata po iu shërbejnë vetëm partive politike për rehati të militantëve partiakë.
Në nivelin qendror, rekordin për kontrata të tilla e mban Ministria e Bujqësisë, ndërsa në nivelin lokal prin Komuna e Prishtinës, thotë në raportin e tij Auditori i Përgjithshëm.
-
Kontratat mbi vepër, kundërvënie ndaj politikave të nivelit qendror
-
Kontratat mbi vepër dhe ushtruesit e detyrës, trendi që i kushton Kosovës 4.6 milionë euro
-
MAP-it i propozohet të mundësojë ndërprerjen e praktikës së punësimit me kontrata mbi vepër
-
Kritikohen punësimet e komunave me tenderë
-
Murati për kontratat kolektive: Nga 35.8 mln euro detyrim për dy muaj këtë vit, 10.2 mln janë tarifa të përmbaruesve