Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontestohen 170 emërtime rrugësh

Komuna e Lipjanit gjatë periudhës së fundit kohore po përballet me heqje tabelash rrugore derisa qytetarët nuk janë pajtuar me emërtimet.

Nga 600 emra të rrugëve sa ka gjithsej kjo komunë, 170 prej tyre tashmë janë shpallur të kontestuar, shkruan sot Koha Ditore.

Qytetarët e kësaj komune po vazhdojnë t’i kundërshtojnë emërtimet e rrugëve, të cilat janë vendosur disa vjet më parë nga qeverisja e PDK-së, ndërkaq derisa Komuna nuk i ka shqyrtuar kërkesat e banorëve, ata gradualisht po i largojnë ato nga rruga si shenjë pakënaqësie. Gjatë emërtimeve të rrugëve Komisioni komunal i ka emëruar disa lagje të qytetit me emra të serbëve, për të cilët banorët e komunitetit shqiptar nuk janë pajtuar asnjëherë...(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm