Caktimi i datës së zgjedhjeve do të jetë kërkesa kryesore e partive politike në konsultat me presidentin Hashim Thaçi, të cilat do të marrin start gjatë kësaj jave.
Deklarativisht të gjitha subjektet thonë se i kanë kthyer sytë nga zgjedhjet e reja. Por kanë dallime për rrugën që duhet ndjekur deri në mbajtjen e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa në PDK kanë thënë se presin epilogun e konsultave të presidentit dhe se janë për dakordim të datës me partitë e tjera, Lidhja Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkojnë biseda vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve. Nëse presidenti i zvarrit konsultat, VV-ja ka paralajmëruar nismë për shpërndarjen e Kuvendit.
Skenari i shmangies së zgjedhjeve, duke caktuar një mandatar tjetër për kohën e mbetur, do të tentohet të vihet në opsion nga presidenti. Kjo është rruga kushtetuese të cilën duhet ta ndjekë presidenti pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Përfaqësues ligjor i koalicionit PDK-AAK-Nisma-AKR është kryeparlamentari Kadri Veseli. Kushtetuta e obligon presidentin që për mandatarin tjetër t’i konsultojë të gjitha partitë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)