Në vitin 2013 në Zurich të Zvicrës për herë të parë u themelua Oda Ekonomike-Zvicerane.
Themelimi i saj u konsiderua me peshë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e në ceremoninë e inaugurimit pjesëmarrës ishte edhe vet ministri aktual i jashtëm, Behgjet Pacolli.
Por, pesë vjet pas një tjetër dhomë e tregtisë Zvicër – Kosovë u hap me iniciativën e Konsullatës të Kosovës në Zurich, raporton KTV.
Për më tepër anëtar i bordit të drejtorëve, është vet konsulli Islam Spahija.
Për këtë ka mbetur i befasuar drejtori i Odës Ekonomike Zvicër- Kosovë Stefan Sarkany, i cili i ka reaguar Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Edhe
Konsulli i Kosovës në Zvicër pjesë e një Ode të re Ekonomike, ajo ekzistuesja ankohet te Pacolli
Në një letër që i ka adresuar ministrit Behgjet Pacolli, të cilën e ka siguruar KTV-ja, Sarkany thekson se kjo nuk është në dobi të Kosovës.
“Jemi shumë të befasuar që një zyrtar diplomat mund të merr pjesë në infrastrukturën private të ekonomisë zvicerane. Natyrisht është konflikt i interesit dhe në disa raste mund të interpretohet si tregti e brendshme. Jemi të befasuar që konsulli i Kosovës në Cyrih ka ndërmarr manovra të këtilla duke e ditur që kjo do të shkaktojë paqartësi, e që nuk është në dobi të Kosovës, as politikisht po sidomos jo ekonomikisht”, ka thënë Stefan Sarkany, president i Odës Ekonomike Zvicër –Kosovë.
KTV-ja ka pyetur MPJ-në se si është e mundur që udhëheqësi i Konsullatës në Zvicër të jetë pjesë e kësaj Ode Ekonomike por Zyra për Media nuk ka kthyer përgjigjeje, ani pse pyetjet janë dërguar një javë më parë.
Derisa konsulli Islam Spahija përmes telefonit i ka thënë televizionit se ai është vetëm iniciues dhe do t’i ndihmojë Odës vetëm deri në zgjedhjen e strukturave të saj.
Edhe
Inaugurohet Oda Ekonomike Kosovë – Zvicër
“Jam i pastër dhe nuk marrë pagë, nuk kam asnjë interes, në çdo rast nëse më kërkohet nga ministria unë tërhiqem, por këto iniciativa janë të rralla dhe janë për ta ndihmuar ekonomike e Kosovës”, ka thënë ai.
Iniciues për formimin e kësaj Ode është edhe këshilltari nacional nga radhët e SVP-së Hans Egloff, ndërsa drejtor i saj është zgjedhur afaristi Musa Komani.