Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konsulli Ajvaz Berisha i bashkohet Vetëvendosjes

Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar Ajvaz Berisha, ish dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik si dhe konsull i përgjithshëm në Gjermani.

“Është bashkuar në Vetëvendosje, ish-komandanti i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Ajvaz Berisha. Ai ka qenë dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik si dhe konsul i përgjithshëm në Gjermani. Gatishmëria e tij për të dhënë kontribut në Lëvizjen Vetëvendosje dhe për të ndihmuar në punët që na presin janë vlerë e shtuar dhe energji e re për Lëvizjen”, thuhet në njoftimin e VV-së.