Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur mbledhjen konstitutive.
Ky Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai me këtë rast tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak.
“Ju garantoj që do të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë dhe jam i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Jam i hapur shumë në çdo formë të konsultimit pa asnjë dallim partiak. Si komision kemi një buxhet prej 5 mijë euro dhe në mbledhjen e ardhshme do të bashkëbisedojmë se si mund t’i shpenzojmë”, ka thënë ai.
Deputetja e VV-së, Jeta Statovci tha se vetëm më bashkëpunim të mirëfilltë mund të arrihet të tejkalohen sfida e siç thotë ajo në ekonomi në këtë periudhë ato janë evidente, raporton EO.
“Gëzohem që sot arritëm të bëjmë konstituimin dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. Fusha e ekonomisë ka një varg sfidash dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë mund ta arrijmë”.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka këtë përbërje: Ferat Shala kryetar i Komisionit; Jeta Tatovci nga VV-ja, Gramoz Agusholli nga VV-ja, Driton Hyseni nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja, Armend Muja nga VV-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Valentina Bunjaku nga LDK-ja dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.
-
S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
-
S'ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për ekonomi
-
Shala: Sektori energjetik në gjendje të rënduar, qytetarët po paguajnë barrë të padrejtë
-
Nga 14 komisione LVV-ja pritet të kryesojë me 6, PDK-ja me 3, LDK-ja me 2
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi