Deputeti i VV-së Glauk Konjufca deklaratat e deputetëve të AAK-së në debatin që po mbahet për ministrin Nenad Rikallo i ka quajtur të turpshme.
Sipas Konjufcës duke dëgjuar deputetët e AAK-së duke folur të shkon mendja se opozita ka shkuar e i ka organizuar ato familjet që po akuzojnë për të thënë se ministri Rikallo ka kryer krime.
Konjufca tha se edhe nëse Rikallo mos të ishte pjesë e Qeverisë ish dashur që të mbahet debat e lëre më që ai është ministër.
Konjufca tha se i mirëkupton këtë mbrojtje që po bëjnë deputetët e pozitës pasi që sipas tij shkarkimi eventual i Nenad Rikallos e rrezikon themelin e kësaj Qeverie.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj-Konjufcës: Mos paragjyko
-
Konjufca: Kurti po heq dorë nga fjala e tij, t’i tejkalojmë këto ditë të vështira
-
Pse sipas Konjufcës duhet votuar Vetëvendosja dhe pse qeveritë e deritashme janë ‘skandaloze’
-
Buxheti shkas për përplasjen Krasniqi-Konjufca
-
Sejdiu thotë VV-ja e LDK-ja, nuk e kanë përnjëmend që duan ta rrëzojnë Qeverinë