Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Performanca e Kuvendit më 2021 nuk konsideroj që ka qenë më e mira

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se performanca e Kuvendit gjatë vitit 2021 nuk ka qenë më e mira.

“Mendoj që mund të ketë bërë më shumë, por ishim në një vit shumë të rëndë pandemik, shumë të ndërlikuar dhe ndonëse ishte vit zgjedhor i dy palë zgjedhjeve. Zgjedhjet nacionale dhe deri pastaj kur u krijuan institucionet, e si hymë në vjeshtë, pra e patëm pranverën dhe një pjesë të shkurtër të verës, sepse pastaj kur hymë në vjeshtë e patëm procesin e zgjedhjeve, i cili deshëm s’deshëm e ndikoi negativisht edhe agjendën e Kuvendit të Kosovës. Kështu që, performanca e Kuvendit nuk konsideroj që ka qenë më e mira”, ka thënë Konjufca të martën.

Kryeparlamentari ka shtuar se Kuvendi duhet të punojë më ngushtë me Qeverinë dhe t’i përafrojnë projeksionet.

“Mendoj që Qeveria në fakt e ka bërë njëfarë projekti, të themi pak si pa Parlamentin, nuk ndoshta ajo mënyra më e mirë, duhet që Parlamenti bashkë me Qeverinë të shikojë kapacitetin e absorbimit. Kur e shqyrton punën e komisioneve dhe sa komisionet kanë qenë të afta për të absorbuar dhe për shqyrtuar projektligjet dhe koha që na merr, është shumë ma mirë të afrohen projeksionet e Kuvendit me të Qeverisë”, është shprehur Konjufca.

 


Konjufca: Pjesëmarrja e Stevanoviqit në takim me Vuçiqin, shkelje flagrante

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se pjesëmarrja e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shkelje flagrante e integritetit të institucioneve të Kosovës.

Edhe BE-ja ankohet se ciklet zgjedhore në Kosovë po e shtyjnë dialogun, Konjufca akuzon Serbinë Arbëri BE-ja ankohet se ciklet zgjedhore në Kosovë po e shtyjnë dialogun, Konjufca akuzon Serbinë

Në emisionin Tempus në KTV, kryetari i Kuvendit ka thënë se e mbështetë plotësisht vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për suspendimin e Stevanoviqit.

“Pjesëmarrja e një gjyqtari të institucioneve të Republikës së Kosovës, të një gjykate e cila është me Kushtetutë e Kosovës dhe në territorin e Republikës së Kosovës, të marrë pjesë në takim me presidentin e Serbisë, unë mendoj që kjo është shkelje flagrante e integritetit të institucioneve tona, i vetë gjyqësorit. Mendoj që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shumë mirë ka bërë me vendimin që e ka marrë. Unë e mbështes plotësisht, është vendim aspak i ashpër, por proporcional dhe pikërisht në përputhje me disiplinimin që e kërkon, se ata kanë edhe rregullore të disiplinës, gjyqtarët edhe prokurorët. Kështu që në këtë rast, vetë fakti që një gjyqtarë shkon edhe takohet atje me presidentin e një shteti armik, pezullimi është më e pakta që duhet të bëhet”, ka deklaruar Konjufca.