Ish-kryetari i Kuvendit e tashmë ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ia ka dorëzuar pozitën e kryetarit të Kuvendit, Vjosa Osmanit.
Ai ka thënë se është i nderuar që këtë pozitë t’ia dorëzojë një deputeteje të shkëlqyeshme.
“Jam i nderuar që zyrtarisht të ia dorëzoj pozitën një deputeteje të shkëlqyeshme të Kuvendit dhe që më në fund një grua është në krye të Kuvendit”, ka thënë ai.
“E falënderoj Kojnufcën që jo vetëm gjatë kësaj periudhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës na përfaqësoi të gjithëve denjësisht, jo vetëm partinë e tij, por edhe në të njëjtën kohë për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur deri më tani. E shpresoj që do ta kemi edhe tash e tutje kur ai e merr pozitën e ministrit të jashtëm”, ka thënë Osmani.
Kryeparlamentarja e parë grua në Kosovë, Vjosa Osmani, u zgjodh në këtë post me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.