Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kongresisti Case: Vazhdimi i dialogut me Serbinë përshpejton procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur kongresistin amerikan Ed Case, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Thaçi dhe kongresisti amerikan Ed Case, biseduan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për kontributin e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për situatën politike në rajonin tonë.

Kongresisti Case afirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe se krenohet me shërbimet që anëtarët e Gardës Kombëtare të Hawait i ofrojnë KFOR-it.

“Ushtarët amerikanë janë heronjtë tanë. Ata janë duke e bërë një punë të mrekullueshme në Kosovë dhe e gëzojnë respektin e të gjitha komuniteteve. Ushtarët amerikanë janë shpresë dhe besim për ne”, është shprehur Thaçi.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kongresisti Case nxiti vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

Edhe  Presidenca thotë se Thaçi mori mbështetjen e Senatit dhe Kongresit amerikan për dialogun dhe FSK-në Arbëri Presidenca thotë se Thaçi mori mbështetjen e Senatit dhe Kongresit amerikan për dialogun dhe FSK-në

Presidenti Thaçi theksoi se letrat e presidentit Trump janë udhërrëfyes për Kosovën në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Dialogu është alternativa e vetme dhe sa më shumë që vonohet rifillimi i tij, aq më shumë do të zgjasin proceset integruese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në takim u bisedua edhe për investimet amerikane në Kosovë.

Ndërkaq takim me kongresistin Case ka zhvilluar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Takimin me të, i pari i Qeverisë e ka quajtur moment të veçantë për të diskutuar rreth raporteve të shkëlqyera që Kosova ka  me SHBA-të dhe për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e tyre, në të gjitha proceset e vendit.

Edhe Haradinaj takohet me kongresistin Torres: Partneriteti me SHBA-në garancë për arritje të çdo suksesi Arbëri Haradinaj takohet me kongresistin Torres: Partneriteti me SHBA-në garancë për arritje të çdo suksesi

Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se, kongresisti Case konfirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe krenohet me shërbimet që anëtarët e Gardës Kombëtare të Hawai-it i ofrojnë KFOR-it.

“Kosova është jashtëzakonisht me fat që ka miq të vërtetë anë e mbanë botës”, ka shkruar ai.