Banorët e Piranës kanë nisur realizimin e vizionit për parkun e fshatit, nën udhëheqjen e këshillit dhe kryetarit të fshatit, Skender Elshani, bën të ditur Harulla Çeku i EC.
EC, thuhet në njoftim, ka përkrahur banorët dhe këshillin e fshatit në vizionimin e zgjidhjes për parkun e fshatit, duke e prodhuar projektin e vizualizuar në bazë të kërkesave dhe nevojave të vetë banorëve. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që kjo hapësirë publike të jetë në shfrytëzim të banorëve të fshatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy version i këtij propozimi është hartuar pas një numri të takimeve dhe shumë diskutimeve me kryesinë e fshatit si dhe grupet e ndryshme të komunitetit të fshatit. Në vizionin e hartuar bazuar në nevojat e banorëve të fshatit, ekspertët e involvuar kanë bërë të ditur se vizioni për parkun e fshatit propozon zgjidhjet për qasjen dhe lëvizjen e lirë të gjithë personave, akomodimin e disa aktiviteteve si dhe aspektin e rehatisë dhe sigurisë. Në kuadër të parkut, do të ketë ulëse dhe sipërfaqe gjelbërimi, kënd të lojërave për fëmijë si dhe disa hapësira për të aktiviteteve të ndryshme.
Fazën e parë të punimeve sipas këtij vizioni të përbashkët (pastrimin dhe rrafshimin e hapësirës, mbushjen me dhe si dhe mbjelljen e barit) në mënyrë vullnetare ka nisur ta realizojë kryetari i fshatit Skender Elshani, me përkrahjen e banorëve.
Për realizimin në tërësi të këtij vizioni, EC dhe kryetari i fshatit kanë dorëzuar kërkesë në komunën e Prizrenit, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike për pjesëmarrje financiare.
Vizioni i prezantuar për parkun e fshatit Piranë është i hapur për plotësime dhe EC mirëpret kontributin e akterëve tjerë, deri në finalizimin dhe realizimin e tij.
“Qytetet gjithëpërfshirëse...” është projekt i EC, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje dhe fshatra të ndryshme të komunës së Prizrenit.