Arbëri

Komunat veriore kërkojnë heqjen e taksës dhe lirimin e të arrestuarve sot

Foto: Koha

Mitrovicë, 23 nëntor – Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, i tha TV Pink të Beogradit se i ashtuquajturi Shtab i Krizës i katër komunave nga veriu i Kosovës ka kërkuar heqjen e taksës për produktet serbe, meqë, siç citohet të jetë shprehur ai, qëllim i kësaj mase është shpërngulja e popullatës serbe nga Kosova, transmeton Koha.net.

Po ashtu ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të Mitrovicës të arrestuar sot në mëngjes ose të paraqiten dëshmi valide nga Qeveria për arsyet e arrestimit të tyre.

Me rëndësi është të quhet paqja dhe që këtë paqe ta sigurojë KFOR-i dhe institucionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë, ka thënë Rakiq.

Është marrë vendimi që të mbahen protesta njëorëshe të qeta e të padhunshme kundër “terrorit policor e politik”, ka bërë të ditur Rakiq, transmeton Koha.net..