Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunarët e Istogut më 2018 shpenzuan rreth 90 mijë euro në dreka zyrtare, udhëtime e mëditje

45 mijë e 508 euro ka shpenzuar Komuna e Istogut gjatë vitit të kaluar vetëm për dreka zyrtare.

Afër 46 mijë euro Komuna ka shpenzuar për udhëtime, mëditje dhe akomodime jashtë vendit, raporton KTV.

Më shumë se 70 mijë euro janë shpenzuar për derivate, ndërsa rreth 26 mijë janë shpenzuar në telefon.

në këtë komunë këto shpenzime i ka quajtur shpenzime luksi.

Shpenzimet e buxhetit komunal, sipas saj, duhet të fokusohen më shumë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Kritikë për format e shpenzimit të parasë publike janë edhe qytetarët e kësaj komune.

Edhe Vetëvendosje: Pushtetarët paguan drekat e fushatës me buxhet komunal Arbëri Vetëvendosje: Pushtetarët paguan drekat e fushatës me buxhet komunal

Komuna, në anën tjetër, është arsyetuar se disa nga paratë janë shpenzuar për të shlyer borxhet e vitit 2017.

Komuna e Istogut, me regjistrimin e fundit të popullsisë, ka rreth 39 mijë banorë.

Ndërsa, buxheti i kësaj komune gjatë vitit të kaluar ka qenë mbi 10 milionë euro.