Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna tregon dy arsyet pse nuk mund të bëhet parking nëntokësor te “Heroinat”

Mungesa e parkingjeve në kryeqytet është ngritur si problematikë për shumë vite me radhë.

Qeverisja e kaluar e kryeqytetit kishte menduar që hapësirën pranë Bankës Qendrore të Kosovës ta shndërroj në parking nëntokësorë, raporton “038” i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Ndërkohë në këtë hapësirë është vendosur memoriali “Heroinat”.

Ndërsa qeverisja aktuale, është tërhequr nga projekti për parkingun nëntokësorë dhe këtë hapësirë do ta shndërroj në park.

Arsye për këtë sipas zyrtarëve komunalë, janë “parkingjet e mjaftueshme në atë zonë” dhe siguria e BQK-së.

Lidhur me këtë çështje, televizioni ka provuar të marrë një sqarim edhe nga Banka Qendrore, por as pas disa ditë pritje nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës në bashkëfinancim me njërën nga bankat në vend, kanë filluar punimet për rregullimin e hapësirës përreth memorialit “Heroinat” .