Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna s’mban premtimin për rregullimin e kulmit të djegur në shkollën e Koliqit, banorët në protestë

20 nxënësit e shkollës fillore “Tefik Çanga” në fshatin Koliq të kryeqytetit, udhëtojnë nga 4 km çdo ditë.

Kjo për arsye se kulmi i shkollës, në të cilën ata mbanin mësimin javë më parë është kapluar nga zjarri, raporton KTV.

Prindërve të këtij fshati u duhet që të gjejnë mënyra të ndryshme që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në një paralele tjetër.

Ata janë të zhgënjyer nga Komuna e Prishtinës, pasi që kjo e fundit u ka premtuar që do të investojë për rregullimin e këtij objekti.

Banorët e fshatit Koliq kanë paralajmëruar se do t’i ndalin fëmijët nga vijimi i mësimeve nëse deri në javën e ardhshme komuna nuk ndërmerr asgjë.

Edhe Komuna s’mban premtimin për rregullimin e kulmit të djegur në shkollën e Koliqit, banorët në protestë Video Komuna s’mban premtimin për rregullimin e kulmit të djegur në shkollën e Koliqit, banorët në protestë

Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës thonë se është në procedurë të rregullimit dhe se pjesa e dëmtuar nuk e pengon zhvillimin e procesit mësimor.

Kulmi i shkollës fillore “Tefik Çanga” është kapluar nga zjarri në fillim të muajit nëntor, e shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.