Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna s`e rregullon ashensorin e vet prej pesë muajsh

Drejtoria e administratës së përgjithshme prej më shumë se pesë muaj ka dështuar ta riparojë ashensorin brenda objektit të Komunës.

Ndërtimi i ashensorit 3 vjet më parë i ka kushtuar Komunës prej më shumë se 40 mijë euro, ndërkohë ai nuk është mirëmbajtur nga askush. Probleme të tilla Komuna e Ferizajt ka neglizhuar edhe në objektin e Solidaritetit, në të cilën janë të vendosura dhjetëra familje të invalidëve të luftës së fundit dhe familje të dëshmorëve, shkruan sot Koha Ditore.

Ish-kreu komunal, Muharrem Sfarqa, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar pasardhësin e tij për neglizhim të problemit.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)