Florim Bllaca e Bedri Shala ka pothuajse tre vjet që në mënyrë të organizuar i bartin nxënësit e fshatit Lebanë për në shkollën fillore këtu në Besi.
Ata thonë se këtë e bëjnë për shkak se shkolla ndodhet rreth 4 km larg nga fshati Lebanë.
Por, sipas tyre, prindërit po i paguajnë që t’i bartin fëmijët edhe për shkak të rrezikshmërisë, pasi shkolla ndodhet pranë rrugës magjistrale.
Ndërsa Elmi Dobratiqi, ndryshe nga Bllaca e Shala, fëmijët e tij dhe disa të tjerë i dërgon në shkollë me veturën e tij.
Por në Komunën e Prishtinës thonë se aktualisht nuk mund të sigurojnë transport për këta nxënës, meqë largësia nuk është më shumë se 4 km.
Sipas Tahirit, Komuna është duke siguruar transport për nxënës, sipas ligjit, në të gjithë fshatrat e tjerë.
-
Banorët e “Akllapit” në Lipjan kërkojnë të rikthehet transporti i komunës për bartjen e nxënësve
-
“Nexhmi Mustafa”, shkolla me vetëm 3 paralele
-
Prindërit në Lipjan kërkojnë transport për 150 filloristë
-
Katër fshatra kërkojnë transportin falas për nxënësit udhëtarë
-
Shtërpca s’u siguron fëmijëve shqiptarë udhëtimin, prindërit i ndalin nga shkolla 5 km larg