Komunarët e Podujevës kanë hequr dorë nga ndërtimi i bulevardit dhe sheshit të qytetit derisa të qartësohet çështja e dy pronave për të cilat ka pretendime se janë private, shkruan sot Koha Ditore.
930 mijë eurot e parapara për këtë projekt të premten janë rialokuar në 20 projekte të tjera. Por, kjo nuk është shuma e vetme që i është ndërruar destinimi. Këshilltarët e pozitës kanë votuar pro rialokimit të 1.3 milionë eurove. E me këtë nuk është pajtuar opozita e kësaj komune. Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, e ka quajtur të panevojshëm rialokimin e mjeteve për udhëtime e dreka zyrtare.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.