Autoritetet komunale të Suharekës kanë bërë të ditur se bashkë me organizatën “HELP” e realizojnë projektin e titulluar “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, në saje të të cilit mbështeten bizneset e vogla të kësaj komune.
Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim në kuadër të këtij projekti, të hënën janë nënshkruar kontratat me 40 përfitues nga Komuna e Suharekës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me këtë rast kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka pohuar se pushteti lokal bashkë me donatorët dhe nivelin qendror po synojnë që të zbatojnë projekte që e zbusin papunësinë në këtë komunë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna dhe “Help” ndihmojnë 20 biznese të udhëhequra nga gratë
-
Mërgimtarët e bizneset në Suharekë u dalin në ndihmë banorëve
-
Muharremaj: Do të kemi vështirësi buxhetore për t’u dalë në ndihmë bizneseve
-
Katër komuna të rajonit jugor përfitojnë 215 mijë euro nga MAPL-ja
-
Nënshkruhet marrëveshja për grante ndërmjet Obliqit dhe Help – Hilfe zur Selbsthilfe