Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës thirrje publike për parandalimin e djegies së kontejnerëve

Komuna e Prishtinës u bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hedhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.

“Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hidhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve. Kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre”, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.

Djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth.

“Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba”, thuhet tutje.