Kryetari Shpend Ahmeti ka lëshuar sot Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
“Ndalesa vlen për periudhën nga data 30 dhjetor, deri më 3 janar. Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro”, thuhet në njoftim, transmeton koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike, në të kundërtën gjobiteni me 100 euro
-
Nga sot deri më 3 janar në Prishtinë ndalohen fishekzjarrët
-
100 euro gjobë për hedhje të mjeteve piroteknike në Prishtinë
-
Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike
-
Gjilani merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve