Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës kundër mbylljes totale, Nushi thotë se 30 mijë persona mbetën pa punë

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, thotë se nuk janë pro një mbyllje totale, por për gjetjen e një modaliteti, i cili do të mundësonte funksionimin sidomos të gastronomisë.

Ai thotë se nëse ndodh një mbyllje e dytë mund ta çojë ekonominë drejt kolapsit.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që punëtorët të mbesin papunë sepse llogaritet që janë 30 mijë vende të humbura gjatë pandemisë.

“Nuk mund të lejojmë që punëtorët të mbesin pa punë edhe përkundër që kemi deri më tash 30 mijë vende të punës të humbura gjatë pandemisë. Nuk do të lejojmë të humben edhe më shumë vende pune, por është mirë që Qeveria së paku të konsultohet edhe me kryetar të komunave në mënyrë që të marrin një vendim adekuat për secilën komunë”.

“Ne do të duhet t’i zbatojmë masat e qeverisë, por nëse pyetet komuna e Prishtinës nuk do të ketë assesi mbyllje sidomos jo gastronomia sepse nuk mund të kolapsojë komplet ekonomia. Duhet tu jepet mundësia të qarkullojnë që të funksionojnë qoftë me përkufizim të orarit të punës, por jo me mbyllje të tërësishme”.

Edhe Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë Arbëri Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Sipas Nushit në këtë kohë pandemie duhet kushtuar rëndësi edhe shëndetit mendor të qytetarëve, raporton EO.

“Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi shëndetit mendor të qytetarëve. Në momentin e kalimit të kësaj pandemie pas vaksinimit në çfarë gjendje mendore do të jenë qytetarët tanë. Prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi shëndetit mendor të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.