Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mbrojtjes, me ç’rast, i ka dhuruar FSK-së 38 automjeteve.
Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi ka nënshkruar me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, duke thënë se 38 automjetet jo funksionale që gjenden në Autoparkun e Komunës së Prishtinës, i dhurohen Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të FSK-së.
“Komuna e Prishtinës ka gjithmonë gatishmërinë për dhënien e donacioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës thotë se ka mbetur pa vetura
-
Komuna e Prishtinës nis pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria
-
Komuna e Prishtinës: Ende s’janë alokuar mjetet nga Ministria e Financave
-
Sveçla thotë se MF-ja i transferoi mjetet, Komuna e Prishtinës e mohon pranimin deri në orën 16
-
Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri