Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës, bashkëpunim me “Q’ART” për më shumë art në hapësirat publike

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, ka nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me OJQ “Q’ART”, me synim që të pasurohen dhe zhvillohen aktivitetet kulturore të ndërlidhura me artin në hapësira publike në kryeqytet.

Drejtoria dhe OJQ-ja në fjalë, sipas njoftimit të Komunës, dëshirojnë të lidhin marrëveshje me të cilën të gjitha palët do të punojnë së bashku për realizim të projekteve në dobi të qytetarëve të Prishtinës, sipas synimeve të përcaktuara në kulturë dhe turizëm.

Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të reja arsimore me fëmijët dhe të rinjtë në Komunën e Prishtinës është një komponentë e rëndësishme për të rritur dhe theksuar talentin e të rinjve.

Andaj, partnerët bien dakord të bashkëpunojnë në zbatimin e këtij programi si në vijim:

- Festivali Meetings of Style – është festival që mbledhë artistë të muraleve dhe grafiti artistë nga e gjithë bota me idenë e pasurimit të mureve me vepra artistike;

Edhe Prishtina me plan konkret për art në hapësira publike Kulturë Prishtina me plan konkret për art në hapësira publike

- Art në Hapësirat Publike – Përmes konkurseve apo një konkursi më të madh synohet nxitja e artistëve të jenë pjesëmarrës në realizim dhe ideim të veprave artistike nëpër hapësirat publike të Prishtinës. Këtu përfshihen, mure, sheshe, parqe dhe ambiente tjera të ngjashme;

- Organizimet që ndërlidhen me aktivitetin e zhvillimit të artit në hapësira publike – Komuna e Prishtinës ka nevojë për një plan pune në zhvillim dhe nxitje të artit në hapësira publike. Veçanërisht arteve figurative që ndërlidhen me fushat e muraleve, grafitit, skulpturës, relievit, mozaikut dhe të ngjashme.