Komunarët e Podujevës kanë bërë fajtorë qytetarët për djegie të qëllimshme të pyjeve gjatë 2016-s.
Në raportin e miratuar në mbledhjen e fundit për periudhën raportuese janar-dhjetor-2016 të Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi (KKSB), thuhet se zjarret nuk janë shkaktuar nga temperaturat, por shkaktarë janë njerëzit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë raport, që i referohet fjalës së drejtorit për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, thuhet se nga fillimi i vitit e deri më 11.04.2016, kur është përgatitur informata, Shërbimi i Zjarrfikësve ka intervenuar në 118 raste, ndërkohë që në vitin 2015 për të njëjtën periudhë raportuese kishin ndodhur 61 raste... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Bora i ndal zjarret e qëllimshme në pyjet e Podujevës
-
Për një muaj 47 raste të zjarreve në Podujevë
-
Dëmet nga zjarret, të mëdha – Policia nis hetimet për mbi 40 raste
-
30 raste zjarresh në 24 orët e fundit, shumica të shkaktuara nga faktori njeri
-
Podujeva i fton qytetarët që t’i paraqesin dëmet nga vërshimet