Investimet e bëra në infrastrukturën e arsimit në Komunën e Pejës nuk e kanë prekur as këtë vit pikën më të ndjeshme të shkollës më të madhe fillore në Pejë, “Xhemajl Kada”.
Sikur dy vitet e kaluara edhe këtë vit janë zhvilluar projekte rinovuese në atë objekt, por më lart se plafoni i katit të tretë nuk kanë shkuar, duke ua lënë kështu nxënësve edhe më tutje rrezikun mbi kokë, shkruan sot Koha Ditore.
Vitet e kaluara janë ndërruar dyert e dritaret, tabelat, është investuar në kabinetin e informatikës, është ndërtuar aneksi i ri i shkollës, u janë ndërruar dyshemetë disa klasave, është shtruar oborri me kubëza... sivjet u janë vendosur nyjat e reja sanitare të gjitha tualeteve, por asnjëri prej projekteve të realizuara deri më tash në këtë shkollë nuk e kishte paraparë ndërrimin e kulmit të mbuluar me pllaka nga asbesti, i cili është dashur të ishte prioritet mbi prioritete.
Vitin e kaluar ishte thënë se do të ndërrohet kulmi sivjet dhe për vitin e ri shkollor shkolla do ta ketë kulmin e ri. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Banorët kërkojnë ndërtimin edhe të një shkolle për tri lagje të mëdha të Pejës
-
Shtyhet procesi mësimor në dy shkolla në Pejë shkaku i rinovimit
-
Shkolla “Lidhja e Prizrenit” edhe sivjet e parinovuar
-
Ndërtimi i shkollës në Pejë, peng i kontestit pronësor
-
Rinovohen në tërësi hapësirat e brendshme të gjimnazit në Pejë