Këshilli organizativ, në koordinim me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive që ishin planifikuar të mbahen me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit Kombëtar- 28 Nëntorit.
Kjo për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë duke lënë të paktën 18 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rrjedhojë e kësaj gjendje, Komuna e Obiliqit njofton se nesër do të mbahen homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve në Obiliq në ora 12:00, për të vazhduar te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Komuna e Obiliqit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të tërmetit dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve tjerë.