Musa Muja, bashkë me familjen e tij, ka mbetur pa kulm mbi kokë.
Komuna e Mitrovicës, mëngjesin e së enjtes, ka rrënuar shtëpinë e tij, e cila ishte në pronë komunale.
Muja thotë se nuk kanë ndonjë vend tjetër ku të qëndrojnë, andaj natën do ta kalojnë nen qiell të hapur, transmeton KTV.
Fatin e Mujës e kanë pasur edhe tre komshinj të tij, disa prej të cilëve pronën e kanë në veri të vendit por nuk ndihen të sigurt që të dalin në atë pjesë të vendit.
Thonë se që nga paslufta kanë jetuar me qira.
Ata e pranojnë që komuna i kishte paralajmëruar me kohë, mirëpo, sipas tyre, ata nuk kanë pasur ndonjë alternativë tjetër.
Edhe
Komuna e Mitrovicës rrënon 4 shtëpi pa leje, i lë banorët pa kulm mbi kokë
Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka thënë se këto shtëpi janë në pronë komunale dhe se banorët janë paralajmëruar me kohë.
Ahmeti thotë se komuna ka marrë përsipër që t’ua paguajë qiranë deri sa këta banorë të bëjnë një zgjidhje të përhershme.
Ndryshe, kjo komunë nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi afër liqenit akumulues janë edhe 70 shtëpi, të cilat presin të rrënohen.