Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Lipjanit dështon t’i realizojë 3 projekte kryesore

Asociacioni i të Rinjve për të Drejta të Njeriut – YAHR ka publikuar raportin monitorues mbi punën e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit për periudhës janar - qershor 2017.

Sipas kësaj OJQ-je, Komuna e Lipjanit prej vitesh po vazhdon të përballet me 3 probleme kryesore: problemi me ujërat e zeza si pasojë e mos trajtimit të tyre, mungesa e ngrohtores së qytetit dhe kundërmimi nga ferma e pulave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë viteve të kaluara janë rregulluar një numër i sistemeve të kanalizimeve, por nuk është bërë trajtimi i tyre nëpërmjet kolektorëve, kështu që të gjitha ujërat e zeza po derdhen në lumin Sitnica. Andaj kjo po ndikon në ndotjen e ambientit dhe në shëndetin e qytetarëve. Përveç kësaj, banorët në dalje të qytetit të Lipjanit, në drejtim të fshatit Banullë, po përballen me kundërmimin e erërave që vijnë nga ferma e pulave. Nga erërat që fryjnë, kundërmimi nga ferma e pulave mbërrin deri në qendër të qytetit, prandaj si OJQ vazhdimisht marrim ankesa nga qytetarët”, thuhet në raportin monitorues të YAHR-it.

Sipas kësaj OJQ-je, ekzekutivi i Komunës nuk ka bërë asnjë lëvizje për investime në ngrohjen e qytetit, pavarësisht që kryetari i Komunës gjatë fushatës zgjedhore e ka premtuar këtë projekt për qytetarë.

Buxheti i përgjithshëm i Komunës së Lipjanit për periudhën 1 janar- 31 maj 2017 ka arritur të shpenzohet prej 30.82 për qind nga buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2017, që është 14,025,258.00 euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.