Komuna e Klinës, nga sot ka pezulluar të gjitha shërbimet për qytetarë, në të gjitha drejtoritë komunale.
“Të gjitha shërbimet do të pezullohen, përveç ndonjë rasti emergjent. Ndërsa, në secilën drejtori do të jenë nga një eventualisht dy punonjës, varësisht nga rrethanat. Ky vendim vlen deri në një njoftim tjetër”, tha për Kohën, drejtori i Administratës Komunale, Binak Syla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy vendim, sipas tij, vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që çdo institucion publik të reduktojë veprimet dhe stafin, përveç në sektorët e shëndetësisë dhe të sigurisë.