Komuna e Drenasit, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se të gjitha institucionet arsimore kanë ngrohje.
“DKA-ja në Drenas, drejtori Tafil Halilaj me stafin e Drejtorisë, kanë vizituar të gjitha shkollat në Drenas dhe janë njoftuar për së afërmi nga drejtues të shkollave për mungesën e lëndës djegëse, mirëpo në asnjë prej institucioneve nuk ka munguar ngrohja, të gjitha shkollat kanë pasur ngrohje, përjashtimisht të hënën në shkollën ‘Rasim Kiqina’ nuk ka pasur ngrohje, por DKA-ja ka intervenuar dhe të nesërmen ka siguruar lëndën djegëse në këtë shkollë si dhe për të gjitha ato shkolla që kanë pasur sasi të vogla të lëndës djegëse”, thuhet në njoftim.
Sipas komunës problemi për t’i furnizuar me lëndë djegëse të gjitha institucionet arsimore për vitin shkollor 2018/2019, nuk qëndron te DKA-ja, por tek MASHT-i, që ka nxjerrë një vendim shumë vonë, përmes të cilit ka ndaluar shkollat të përdorin si lëndë djegëse për ngrohje thëngjillin.
“Ky vendim i MASHT-it ka detyruar DKA-në në Drenas , që fillimisht ta tërheq kërkesën nga prokurimi për blerjen e thëngjillit dhe të rishpallë tenderin për lëndë djegëse (dru) nëpër të gjitha institucionet shkollore, me çka edhe ka krijuar vonesa në zgjedhjen e furnitorit”, thuhet në njoftimin e komunës.
këtij njoftimi, vendimi i MASHT-it komunës së Drenasit i ka shkaktuar edhe probleme buxhetore, të cilat nuk kanë qenë të planifikuara për këtë vit shkollor, duke e ditur se shpenzimet për ngrohje me dru janë katër fish më të larta se sa ato me thëngjill.
Përmes kësaj komunikate, Komuna lut të gjitha subjektet politike në Drenas të mos keqinformojnë qytetarët e Komunës së Drenasit lidhur me këtë çështje, sidomos anëtarët e Kuvendit Komunal të cilët janë mirë të informuar.
-
Komuna e Drenasit fajëson MASHT-in për vonesat në furnizim me dru për ngrohje në shkolla
-
Mësimi në acar
-
Rreth 600 nxënës të shkollës “Emin Duraku” në Shtime përballen me mungesë të ngrohjes
-
Dyshime për keqpërdorim me tenderin për furnizimin e shkollave me dru në Shtime
-
Pas ankesave të shumta, Komuna e Kaçanikut siguron mjetet për lëndë djegëse për shkolla