Komuna e Podujevës përmes një komunikate për media, ka dënuar aktin e dëmtimit të pronës publike, të kryer nga persona të panjohur gjatë natës mes 11 dhe 12 gushtit, të cilët kanë shkarravitur muret e objektit të administratës komunale.
Persona të panjohur në natën mes 11 dhe 12 gushtit 2017 kanë dëmtuar pronën publike, duke shkarravitur muret e objektit të Komunës së Podujevës me grafite me përmbajtje të ulët, por se policia dhe as komuna nuk kanë dhënë detaje më shumë se çfarë mund të jetë shkruar në mure.
Grafite dhe shkarravitje të tilla në pronën publike janë bërë edhe në trotuare dhe hapësira të tjera publike në qytet.
Duke i vlerësuar të ulëta dhe primitive aktet e tilla, Komuna e Podujevës vlerëson se pavarësisht kush mund të jenë autorët dhe porositësit e këtyre grafiteve, gara politike nuk bëhet me shkarravitje të mureve dhe grafite të ulëta e fyese, por në forma e mënyra demokratike në vendet e dedikuara për debate e prezantim të platformave dhe programeve politike.
Komuna e Podujevës kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin masat e duhura dhe të zbulojnë aktorët e këtyre grafiteve dhe t’i nxjerr para drejtësisë.
-
“Poshtë komunist”, grafitet që mbuluan ndërtesën e Komunës në Podujevë
-
Inspektorati në aksion për lirimin e hapësirave publike në Podujevë
-
PDK-ja, me kallëzim penal ndaj qeverisë komunale për uzurpim pronash
-
PDK e Podujevës vazhdon me akuza kundër LDK-së e udhëheqjes komunale
-
Fillon rrënimi i objektit të paraparë për Shtëpi të Kulturës në Podujevë