Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompensohen prokurorët e angazhuar në zgjedhje

Sot është mbajtur takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) aprovoi sot kërkesën e koordinatores nacionale të zgjedhjeve, prokurores Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës që janë angazhuar në kuadër të projektit strategjik për mbrojtjen e votës, në zgjedhjet e 22 tetorit dhe për balotazhin më 19 nëntor për kryetar të komunave, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë marrë vendim për shpalljen e konkursit të brendshëm për tri pozita, për avancim të prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që në këtë prokurori ka mungesë të prokurorëve.

Në këtë takim u aprovua edhe raportimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, dhe atij të Prizrenit, Admir Shala, për periudhën tremujore prill-qershor 2017.

Artikuj të ngjashëm