“Kosova ka interes për energji alternative”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë përurimit të fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë në fshatin Kikë të Komunës së Kamenicës.
Kompania “Air Energy” ka vendosur 9 tubina, të cilat do të bëjnë prodhimin e energjisë alternative, raporton KTV.
Investitori i kompanisë Güris, Musfik Yamanturk, tha se shpreson që investime të tilla të ketë përsëri në Kosovë.
“Ne jemi kompani turke qe 61 vite dhe kjo është njëra ndër projektet e para që është jashtë Turqisë. Tjetra është në Ukrainë, ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu do të ketë edhe investime të tjera, shpresojmë”, ka thënë Yamanturk.
Krejt ky projekt, kap shumën e më shumë se 50 milionë eurove.
Edhe
Haradinaj thotë se prodhimi i rrymës me erë është i dobishëm për Kosovën
Ndryshe, ky projekt pritet të përfundojë brenda 2 muajve dhe rryma t’i shitet KOSTT-it.
Kosova ka kapacitet të mjaftueshëm për prodhimin e energjisë alternative, bazuar në diell dhe erë kanë thënë ekspertët, por vetëm duhet orientuar zhvillimi mbi këtë bazë.