Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompania kroate në listë të zezë për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Tenderëve ia ka ndaluar kompanisë nga Kroacia “Top Sistem” që të ofertojë në tenderët në Kosovë për një periudhë njëvjeçare.

Sipas një vendimi të këtij institucioni, kjo kompani ka ofruar dokumente false në tenderin e Korporatës Energjetike të Kosovës “Projektimi, ndërtimi dhe komisionomi i rezervuarit të ri të mazutit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania nga Kroacia ka garuar bashkë me kompaninë lokale “Ripten Engenering” në këtë aktivitet të prokurimit, por që pos vendimit për diskualifikim nga ky tender, ndaj kompanisë vendore nuk është shqiptuar dënimi për mospjesëmarrje në tenderët e tjerë, pasi zyrtarët e OSHP-së nuk kanë arritur të vërtetojnë nëse “Ripten Engenering” ka qenë në dijeni për certifikatën e falsifikuar nga “Top Sistem”.

Përfaqësuesi i “RiptenEngenering” ka insistuar se certifikata ka qenë në emër të “Top Sistem” dhe se “RiptenEngenering” nuk bartë kurrfarë përgjegjësie morale apo materiale për dokumentet e anëtarit të konsoriciumit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.